Mirditë/ Paguanin 50 tani çertifikata u shkon 250 lekë. Qytetarët s'dinë të përdorin e-albania, paguajnë për shërbimin që është falas
Dikur një çerifikatë personale ose familjare, kushtonte vetëm 50 lekë të vjetra, ndërsa prej 1 majit me dixhitalizimin e shërbimeve, kostoja e saj ka shkuar deri në 250 lekë.
"Për një dokument që kushton 50 lekë të vjetra detyrohemi të paguajmë 250 lekë ose më shumë. Njerëzit po sillen vërdallë për një çertifikatë", janë shprehur qytetarët.
Qytetarët në Mirditë, nuk po arrijnë që të shkarkojnë dokumentet e nevojshme, kjo pasi kanë hasur vështirësi në përdorimin e teknologjiosë, ndaj për këtë i drejtohen biznesve private që ofrojnë shërbim me pagesë.
"Për të marrë një çertifikatë sot, duhet të hapësh e-albania. Ajo ka kohën dhe procedurat e veta. Në 1 maj në Rubik u mbyll shërbimi në gjendjen civile me kërkesë të kryeministrit për tu ërë online të gjitha. Mosha dhe brezi im kanë shumë vështirësi në këtë aspekt", tha një qytetar.
"Kur thotë kryeministri për t'i bërë të gjitha onlinë, unë jam shumë i vjetër dhe nuk i bëj dot", është shprehur një qytetar.
Ata thonë se kryeministri nuk po mban premtimet me të cilat erdhi në pushtet.
"Ky është një mashtrimi madh për këtë popull. Kur i mori apo i bleu votat tha që do tu shkoj cdo qytetari e fshatari sa më afër. Këtu sot gjithcka është drejt degradimit", ka thënë ai.
Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve që më parë merreshin në sportele fizike, ka bërë që qytetarët, kryesisht mosha e tretë të hasë vështirësi në sigurimin e dokumenteve të nevojshme.