Kujdes nga sëmundjet autoimune, këshillat e mjekëve për trajtimin e pasojave të Covid 19
Viti 2022 shënoi fundin e pandemisë Covid 19 por sipas doktoreshës së shkencave Albana Shahini, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 1 një sërë poroblematikash shëndetësore e pasuan atë duke nisur nga sindromi post-viral i Covid 19 si dhe shtimi i një grupi patologjish ndër të cilat spikatën ato autoimunet.
"Sëmundjet autoimune të tiroides, sëmundjet e lëkurës, hepatiti autoimun apo sëmunje të tjera ku vetë sistemi imunitar i trupit lufton pjesë të ndryshme të indit kolagjenoz."
Dhimbje fizike, lodhje, skuqje e lëkurës etj janë disa simptomat e sëmundjeve autoimune, të cilat nëse lihen pa trajtuar mund të çojnë në komplikacione serioze.
"Kur shenjat janë shumë madhore sigurisht ndoshta nuk është herët për ti diagnostikuar ato. Mund të jemi në një stad të avancuar dhe perspektiva e sëmundjes është më e kufizuar."
Pandemia Covid 19 ka pasur një ndikim negativ në shkallën e vdekshmërisë te pacientët e prekur nga kanceri.
"Vazhdojnë të jenë fokusi jonë kryesor i diagnostikimit."