Më shumë lindje sesa vdekje
Shtesa e popullsisë në krahasim mes lindjeve dhe vdekjeve rezultoi pozitive për të dytin 3 mujor me radhë.
Në të gjithë vendin nga muaji tetor deri në dhjetor kanë ardhur në jetë 5.963 foshnje teksa kanë ndërruar jetë 4916 persona.
Korça vijon të jetë një qytet që ka tkurrje të popullsisë sa i përket lindjeve dhe vdekjeve. Janë 187 persona që kanë ndërruar jetë më shumë se foshnje të lindura.
Edhe Vlora ndodhet në të njëjtën situatë, ashtu si Fieri, Berati dhe Gjirokastra që është qyteti me vetëm 93 fëmijë të ardhur në jetë.
Pozitiv shihet fakti se 7 qarqet e tjera kanë shënuar rritje. Kryeson, edhe për shkak të numrit të banorëve, Tirana me 2121 foshnje.
Në të dhënat e INSTAT nuk përfshihet situata me emigracionin ku shifrat nuk janë ende të qarta pasi shumë largohen në mënyrë ilegale, duke mos pasur të dhëna.
Për këtë shpesh janë zhvilluar dhe debate të forta politike por edhe raporte të shoqërisë civile që e kanë vënë theksin te plakja e popullsisë.
Duket se numri real i banorëve brenda kufijve do të evidentohet në vjeshtë, kohë kur INSTAT do të realizojë dhe Cencusin.