Korça vendos kandidaturën për t’u bërë Qyteti Europian i Sportit 2026

Korça vendos kandidaturën për t’u bërë Qyteti

Qyteti i Korçës ka vendosur kandidaturën për t’u bërë Qyteti Europian i Sportit për vitin 2026.

Kjo iniciativë e Bashkisë së Korçës është mbështetur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Në Korçë ka mbërritur Presidenti dhe themeluesi i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Hugo Alonso, anëtarja e Bordit, Andrea Junger dhe CEO i CBBS, Berislav Čižmek.

Pas vizitës në Bashkinë e Korçës, ku është bërë edhe prezantimi i kandidaturës nga kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, delegacioni i ACES Europe ka vizituar të gjitha qendrat dhe ambientet sportive të qytetit të Korçës.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Lupattelli është shoqëruar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli, zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, zv/presidenti i KOKSH dhe president i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi, si edhe nga presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli.

Pas Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, Korça bëhet qyteti i katërt që kandidon në ACES Europë, për titullin Qytetin Europian i Sportit.

EMISIONET