Kikia: LSI u ngjiz si parti me qasje interesi, që të gjente vend pune, pa ideologji

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se LSI ka qenë nën objektivin e Ramës për tu fshirë nga skena politike e vendit.

Kikia: Të kritikosh humbësin është gjëja më e thjeshtë. Ata që kanë humbur janë në një proces legal kontestimi dhe nuk e kanë pranuar rezultatin. Për të thënë të vërtetën është më demokratiku në 30 vite se po bëhet në mënyrë institucionale. Për të arritur në përfundimin nëse LSI është fshirë nga skena politika, ashtu sikurse qenë një objektiv i Ramës, që ka dashur të krijojë një pol me dy parti kryesore, duke eliminuar gjithë aktivitetin politik të LSI-së.

PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike. LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur. LSI në këto kushte, u krijuar perceptimi i njerëzve që kanë nevoja që e shihnin partinë për të kapur një vend në administratë. LSI konsiderohej si një parti që të siguronte punë, si një parti interesi.

EMISIONET