Kikia: Alternativa Civile ka kauzë emigrimin e të rinjëve, largimi i shqiptarëve është kthyer në epidemi

Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për procesin e Berlinit dhe për lëvizjen Alternativa Civile. Kikia tha se largimi i shqiptarëve është kthyer në epidemi.

"Procesi i Berlinit është një ide e integrimit të rajonit në BE. Ka patur një takim mes Shqipërisë, Italisë, dhe Britanisë që përballen me flusk emigrantësh. Është diskutuar se si mund të gjendet një zgjidhje për emigrantët. Sot largimi i shqiptarëve është epidemi.

Sot është largim për ti ikur Shqipërisë. Lëvizja Alternativa Civilë është aktivizuar në një kauzë sic është largimi i të rinjëve. Ne kemi marrë një fushatë "Mos ik". Shqipëria vend që nuk ofron shpresë e garanci. Sot ikin edhe shtresa e mesme", tha ndër të tjera Kikia.

EMISIONET