Kërcënimet ndaj drejtësisë, Poli Hoxha: Duhet të vendosim, ose të shkojmë drejt mafia-shtetit, ose të ndahet krimi nga shteti

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.

Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

Gazetari Poli Hoxha theksoi se krimi i organizuar për të qenë i përgatitur për çdo të papritur dhe për të qenë i lirë në aktivitetin e tij është investuar edhe tek politika lokale dhe qendrore, tek deputetët.

“Është pastaj faza tjetër që është i parapërgatitur që nëse i ndodh diçka të jetë i mbrojtur dhe nga drejtësia dhe të ketë një garanci edhe kur t’i vijë puna e tillë.

Dhe kush është mafioz i merr të gjithë këto masa. Por dhe këto skema nuk ecin gjithmonë, pasi ka gjithmonë gazetarë të ndershëm që i hedhin në erë skema të tilla dhe në këtë mënyrë na fusin edhe neve në rreth më pas.

Çështja është se si do zgjidhet kjo? Pra, përveç profesionalizmit, përveç mbrojtjes, sepse ne e kemi parë se çfarë bëri mafia në Itali ndaj Falkones dhe e dimë si shkon kjo punë.

Çështja është se ne ose do të bëhemi një mafia-shtet, ose do ndahemi nga kjo dhe peshorja do të anojë më në fund nga drejtësia. Dhe e vetmja mënyrë është që këta prokurorë, gjyqtarë, policë apo edhe ne si gazetarë, duhet të kemi pikën e fundit të atdhetarizmit.

Se po u matën forcat me armë, krimi në Shqiupëri është shumë i përparuar”, u shpreh gazetari Poli Hoxha.

EMISIONET