Gjokutaj: Krimi sot ka lekë më shumë se një shtet, ndaj duhet të ketë më shumë vëmendje për prokurorët e gjyqtarët

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.

Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se dyshon se sa reale është kjo e dhënë që Laert Haxhiut i ishte fiksuar për të vrarë prokuroren.

“Unë nuk e di deri ku shkon SPAK-u në hetimin e këtyre të dhënave, sepse unë di që kryekriminelët dhe për shkak të lidhjeve që ata kanë përdoren për të marrë të dhëna.

Kështu që këta persona për 3-4 ngjarje që janë të vërteta mund të nxjerrin dhe një ngjarje tjetër për një grup rival të tijin.

Sepse ka një gjë, këta lloj kriminelësh kur e shënjestrojnë një gjë e çojnë deri në fund. Pra, pyetja është: a i verifikon kush këto thënie dhe të dhëna?

Sepse sot nuk kemi më të njëjtin nivel kërcënimi, sepse dhe krimi vetë nuk është më i njëjti. Krimi është më i sostifikuara, krimi ka para më shumë se një shtet dhe kjo do masa konkrete.

Të gjithë ata prokurorë që janë meritojnë vëmendje të shtuar nga shteti”, theksoi ndër të tjera avokati Genc Gjokutaj.

EMISIONET