Kush i kërcënon njerëzit e drejtësisë? Tërnova: Sistemi i drejtësisë, më shumë se krimi është goditur nga politika

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.

Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

Ish-prokurori Gentian Ternova theksoi se nuk ka marrë kërcënime të drejtëpërdrejta.

“Por mendoj se e keqja e reformës dhe sistemit të drejtësisë vjen nga politika. Është ajo që e ka goditur më shumë përmes sulmeve politike, ka bërë që sistemi i drejtësisë të mos jetë aty ku duhet.

Krimi dhe mafia gjejnë terrenin e duhur kur politika ia krijon. Denigrimi gjatë këtyre viteve ka ndodhur pikërisht nga politika”, u shpreh ish-prokurori Ternova.

laert haxhiu artan tafani gentian ternova

EMISIONET