Plani i eliminimit të 2 prokuroreve nga Laert Haxhiu, “shpërthen” gazetari: Policia ka dështuar. Po të mos ishte Tafani, askush s'do e dinte

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.

Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje me skype nga SHBA theksoi se para se ministri Taulant Balla të flasë, duhet të thotë se ku ishte Policia e Shtetit në momentin kur njerëzit e drejtësisë kërcënohen.

“Po të mos ishte deklarata e Tafanit askush nuk do ta merrte vesh se dy prokuroret ishin fotografuar dhe ndjekur, gjë që tregon se Policia e Shtteit ka dështuar në mbrojtjen dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Ndërsa prokurorë të kërcënuar me telefonata ka disa, dhe fatjeqësisht janë larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil apo ku di unë.

Rasti i Gjyqtares së Vlorës së cilës iu hodh acid në fytyrë. Pra, policia ka dështuar në zbulimin dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla. Gjë që ka ndodhur edhe në atë çfarë zbuloi dosja Metamorfoza”, u shpreh gazetari Flamur Vezaj.

laert haxhiu artan tafani flamur vezaj

EMISIONET