Ju flet Moska - Urimi i ambasadorit britanik ndaj Edi Ramës për fitoren pas zgjedhjeve

Urimi i ambasadorit britanik ndaj Edi Ramës për fitoren pas zgjedhjeve ishte tema e kësaj të enjteje në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ambasadori britanik ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e tij në 25 prill. Zakonisht urohet nga kryeministri britanik. Britania ka flotën detare të dytën në botë. Ka një praktikë në botë kur kryeministri i një shteti të vogël, fyen ambasadorin e një vendi të madh, ai mban një qëndrim të ftohtë.

Rama ka pyetur pse ambasadori britanik është kaq i interesuar pas zgjedhjeve në Shqipëri. Rama harron se shteti shqiptar modern u krijuar në Londër dhe Ismail Qemali në Lodër shkoi për kërkesat që kishte. Londra është një qendër vendimmarrëse.

Në kuadrin e NATO-s Britania ka një peshë shumë të madhe. Britanikët janë krahas amerikanëve kur ndodhin trazira. Urimi që ka bërë ambasadori britanik është poshtërues sepse këtë ambasador Rama e ka poshtëruar këtë ambasador.

Sorosi ka thyer Bankën e Anglisë me rënie e paundit. Sorosi në ato kohë fitoi shumë para. Rama është një njeri i Soros dhe mund të thuhet se Rama ka thyer ministrinë e Jashtme britanike.

EMISIONET