Java nis me diell por pritet të ketë surpriza gjatë mesditës. Njihuni me kushtet atmosferike për këtë të hënë

Java nis me diell por pritet të ketë surpriza gjatë

Vendi pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së hënë, me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, deri në orët e mesditës moti do të jetë i kthjellët. Nga mesdita dhe gjatë pasdites priten kthjellime të shoqëruara me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë.

EMISIONET