Një gol në minutat e fundit i sjell Drake mbi 1 milion dollarë nga basti për Kanadanë (FOTO)

Një gol në minutat e fundit i sjell Drake mbi 1 milion dollarë

Kanadaja ka siguruar kualifikimin në raundin pasardhës të Kupës së Botës 2026, ndërsa suksesi i skuadrës i ka sjellë një fitore të madhe edhe këngëtarit Drake, i cili kishte vendosur një bast të konsiderueshëm për kombëtaren e vendit të tij.

Kanadaja mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar në minutat e fundit të takimit, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.

Pak orë para ndeshjes, Drake publikoi në rrjetet sociale skedinën e tij, ku kishte vendosur 770 mijë dollarë kanadezë që Kanadaja të kualifikohej.

Fitorja e kombëtares bëri që basti të rezultonte fitues, ndërsa këngëtari arkëtoi më shumë se 1 milion dollarë.

Një gol në minutat e fundit i sjell Drake mbi 1 milion dollarë

EMISIONET