PAS TETË ORËSH KËRKIME/ Shpëtohen dy turistët polakë të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, jepet ndihma e parë (VIDEO)

PAS TETË ORËSH KËRKIME/ Shpëtohen dy turistët

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë e dy turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar.

Në operacion u angazhuan efektivët e Stacionit të Policisë Dhërmi, alpinistët e FNSH-së, Njësia Delta, forcat zjarrfikëse të Himarës, si dhe ekipi mjekësor.

Ekipet në terren arritën të nxirrnin dy prej turistëve fillimisht me helikopterin e FA ndërsa në orën 23:00 u arrit të nxirreshin dhe dy turistët e tjerë, një prej të cilëve kishte pësuar dëmtime dhe mori ndihmën e parë mjekësore.

Autoritetet u bëjnë thirrje turistëve që të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, për të evituar situata të ngjashme

EMISIONET