Pakistani godet objektiva në Afganistan, 29 ushtarë të vr*rë në operacionin e ri

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë ndërmarrë një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit me Afganistanin, në përgjigje të sulmeve të fundit që autoritetet i cilësojnë si goditje ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë, ku raportohet se janë vrarë 29 ushtarë.
Ministri pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar, njoftoi në rrjetet sociale se operacioni u krye pas një serie sulmesh nga grupe të armatosura në disa zona të vendit.
Sipas tij, gjatë sulmeve janë shkatërruar tre objektiva në provincat Paktia, Paktika dhe Kunar, në lindje të Afganistanit.
Pakistani ka përjetuar rritje të sulmeve ndaj forcave të sigurisë vitet e fundit, për të cilat autoritetet fajësojnë Talebanët e Pakistanit (TTP) dhe grupe të lidhura me ta.
Një ditë më parë, një sulm në qytetin port të Karaçit ndaj forcës paraushtarake Rangers la të vrarë tre ushtarë dhe disa të plagosur. Për sulmin mori përgjegjësinë një fraksion i ndarë nga TTP.
Autoritetet pakistaneze bëjnë të ditur se operacioni në kufi kishte në shënjestër strehëzat dhe bazat e grupit militant në territorin afgan.
TTP është një grup i veçantë nga talebanët afganë, por të dy konsiderohen aleatë. Pas rikthimit të talebanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021, tensionet në rajon kanë mbetur të larta.
Dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim në tetor të vitit të kaluar, por marrëveshja është shkelur në disa raste që nga ajo kohë.
⚡Precision Strikes in #Kunar: Terrorist Hideouts Razed ????????#Afghanistan#Pakistan#nsfwtwtًً pic.twitter.com/2cwSDGLo6n
— Bleed Green (@Bleed_GreenPK) June 28, 2026


