Ismaili takim me tregtarët në Berat: Ulje të taksave dhe rritje të shërbimit

Ismaili takim me tregtarët në Berat: Ulje të taksave dhe rritje

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Bashkinë Berat, Zija Ismaili ka zhvilluar një takim me tregtarët e Tregut Industrial të qytetit. Ismaili u ka premtuar tregtareve ulje të taksave si dhe përmirësim të kushteve të tregtimit.

Përmirësimin e kushteve të tregut, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen me 30% të taksave që  paguhen në bashki. Këto janë premtimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Bashkinë Berat, Zija Ismaili u ka bërë tregtarëve të tregut industrial në takimin që ka zhvilluar me ta.

Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët u nxorrë në pah rënia e fuqisë blerëse kohët e fundit si dhe  falimentimi në 2 vitet e fundit të rreth 89 tregtareve të cilët kanë mbyllur qepenat e dyqanit.

berat zija ismaili

EMISIONET