Termoizolimi i banesave të Korçës, Alolli prezanton projektin te qytetarët
Termoizolim i banesave një zgjidhje përfundimtare e ngrohjes për çdo shtëpi private dhe apartament në Korçë. Ky është premtimi i kandidates së Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Alolli, për qytetarët korçarë teksa ka bërë edhe prezantimin e këtij projekti në një takim elektoral.
Kandidatja e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, në një takim me qytetarët prezantoi atë që e cilëson si projektin më madhor për qytetin e serenatave.
Sipas Ledina Alollit, Termoizolimi i banesave do të jetë zgjidhje përfundimtare e ngrohjes për çdo shtëpi private dhe apartament në Korçë!
Në prezantimin e këtij projekti të rëndësishëm ishin të pranishëm edhe kreu i Pl, Ilir Meta, deputeti demokrat Flamur Noka si dhe anëtarët të tjerë të këtyre forcave politike.