EMRI/ Aksident fatal në Fushë Milot, 78-vjeçari humb jetën teksa digjte mbeturina në Bahçe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2025, 10:08
Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në bahçen e tij.
Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu.
Sipas burimeve paraprake, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e të moshuarit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

