Ishin në Karaburun me guidë, gjendet turistja 64-vjeçare që humbi kontaktet me grupin. Ja gjendja e saj
Gjendet 64 vjecarja, Drita Elezi e cila humbi në Karaburun mbasditen e djeshme.
Mesohet se turistja 64-vjeçare gjendet në kushte të mira shëndetësore.
Policia e Vlorës vijoi kërkimet e turistes nga Tirana gjate gjithe nates e cila për shkak të mjegullës humbi orientimin dhe për pasojë edhe kontaktet me grupin me të cilin po udhëtonte në Karaburun.
Njoftimi i djeshëm i Policisë së Vlorës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:
Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.
Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.