Çipa: Do i bashkohen protestës së gazetarëve. Rama të anulojë vendimet për dy reporterët

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e gazetarëve që do të zhvillohet nesër, kundër vendimit të Kryeministrit Rama për të përjashtuar nga mbledhje për disa kohë gazetarin Klevio Muka.  

Në nj intervistë për RTV ORA, me gazetaren Besmira Pelushaj, Çipa tha se duhet të këmbëngulim që Rama të anulojë masat ndaj dy gazetarëve, Mukës dhe gazetares Ambrozia Meta.

Aleksandër Çipa: Po unë do të mbështesë protestën. Ne do dalim nesër me masat tona si organizatë. Kryeministri duhet të tërhiqet nga vendimi për dy kolegët. Lëvizjet populiste nuk janë për gazetarët. Gazetarët duhet të mbrojnë me të gjithë mundësinë dhe kapacitetin e tyre profesional, lirinë, dinjitetin dhe integritetin dhe papërdorshmërinë e profesionit tonë. Ne duhet të këmbëngulim që kryeministri të anulojë masat ndaj dy kolegëve dhe masa të tilla, penalite të mos përdoren në marrëdhënien institucionale mes Kryeministrit dhe gazetarëve. Gazetarët nuk mund të riedukohen. Riedukimi është metodë e vjetër.

Përsa i përket rastit të Mukës, Çipa tha se gazetari nuk shkeli etikën, përkundrazi pyetja ishte e duhur.

Aleksandër Çipa: Në rastin e Mukës, nuk mendoj se kemi absolutisht cenim të kodit të etikës dhe shkeljet etike të komunikimit. Është bërë një pyetje logjike, substanciale, e cila nxjerrë në pah vakumin e kodit të pretenduar të etikës së kryeministrit të kabinitetit të tij kryeministror.

EMISIONET