Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues (PAMJE)

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det

Një incident i rrezikshëm është regjistruar ditën e sotme në bregdetin e Vlorës, ku një parashutist gjatë tentativës për ulje, është rrëzuar në det.

Ai ka rrezikuar mbytjen, por dy pushues të cilët gjendeshin aty pranë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke u hedhur në det dhe duke e ndihmuar të dalë në breg.

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det

Pas kësaj ai është transportuar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Pas dhënies së ndihmës së parë, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

EMISIONET