Çifligu: 1700 kuota të lira për mësues, nesër afati i fundit i punësimeve nga zyrat arsimore

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të arsimit parauniversitar, Fiqiri Çifligu pohon se për Ora News se janë rreth 1700 kuota të lira për çdo mësues.

Ai sqaron se nesër (26 shtator) është afati i fundit për zyrat arsimore që të punësojnë kandidatët mësues në varësi të vendeve vakante, apo provizore.

Fiqiri Çifligu: "Deri në datën 7 shtator janë kryer lëvizjet paralele të mësuesve  brenda një zyre arsimore. Në 10 shtator ka përfunduar provimi i fundit i portalit që organizohet nga QSHA.

 Kemi shpallur listat paraprake dje përfundoi dhe afati i ankimimit për të bërë shpalljen e listave përfundimtare të kandidatëve  të portalit "Mësues për Shqipërinë" që dotë jenë në dispozicion gjatë vitit 2021-2022.

Nga sot deri ditën e dielë çdo zyrë  arsimore në varësi të vendeve vakante, apo provizore që ka do të bëj punësimet sipas renditjes.

Duke ftuar çdo kandidat të pranojë apo të refuzojë vendin e lirë. Data 27 do ta gjej çdo institicion arsimor me mësues brenda klasës.

Do të jenë rreth 1700 kuota të lira, për çdo profil  vendet e lira janë shpallur, qoftë në faqen zyrtarre të institucioneve  vendore por edhe te faqja e portalit "Mësues për Shqipërinë." 

EMISIONET