Ibrahimaj: Të gjithë bizneset me shumë punonjës duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar

Në një dalje nga kryeministri, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se është miratuar një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale.

Ky ligj lidhet me fondin social të punësimit, ku të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar.

Ibrahimaj: Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Kjo bëhet fjalë për të gjithë punëdhënësit që kanë numra të lartë punësuarish.

Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar.

EMISIONET