E ëma iu vra gabimisht në atentatin e djeshëm në lokalin në "Don Bosko" para syve të mbesës, reagon djali i viktimës: Mallkuar qofshin ...

E ëma iu vra gabimisht në atentatin e djeshëm në lokalin

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën.

Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se:

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam ????????????????????”.

E ëma iu vra gabimisht në atentatin e djeshëm në lokalin
Ne foto: Viktima e djeshme, Mimoza Paja

Kujtojmë se të plagosur mbetën: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.

Po ashtu mësohet se vajza e mitur, është mbesa e viktimës./bw

vrasja atentat sahit murati don bosko fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja

EMISIONET