Krimi me logon e PS-së/ Me Rrahjen kapet dhe Luiz Llozhi, kërcënoi fituesin e tenderit në Tiranë për llogari të vartësit të Veliajt

Krimi me logon e PS-së/ Me Rrahjen kapet dhe Luiz Llozhi,

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja u arrestua në Shqipëri pasi kishte mbërritur në vend nga Dubai.

Policia kishte lokalizuar vendodhjen e tij në Dubai ndërsa e kishte mbajtur nën vëzhgim dhe e arrestoi sapo mbërriti në vend.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Rrahja nuk ishte vetëm në momentin e arrestimit, por bashkë me Luiz Llozhin i cili është personi që kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për një tender në bashkinë Tiranë.

Llozhi ishte i shpallur në kërkim ndërsa u kap në një makinë me Rrahjën, ku ishte shofer.

Llozhi kërcënonte biznesmenin e druvë në Elbasan të tërhiqej nga tenderi për blerjen e druve. Tre persona ranë në pranga më 11 prill të përfshirë në kanosjen e kërcënimin e biznesmenit. Të arrestuar ishin Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej nga tenderi, ndërsa njeriu që ka kërkëcuar pronarin e kompanisë fituese është 27 vjeçari Algert Alcani, me detyrë shef sektori në Bashkinë e Tiranës.

Lloshi dhe Boci, së bashku me babë e bir, kanë kërcënuar me jetë dhe forma të ndryshme, me qëllim që Myftaraj të hiqte dorë dhe t'ua dorëzonte tenderin me vlerë 63 859 260 milionë lekë, për blerjen e lëndëve drusore për llogari të bashkisë Tiranë.

Myftaraj, nuk ka pranuar ti dorëzojë tenderin Shyqyr dhe Algert Alcanit, duke vijuar procedurën deri në shpalljen fitues i këtij tenderi.

Por sërisht presionet dhe kërcënimet nuk kanë mungur nga 4 personat e mësipërm. Nisur nga kjo situatë, Eral Myftaraj, mësohet se ka komunikuar me drejtues lokalë të policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, duke depozituar kallëzim penal ndaj 4 personave.

Llozhi njihet si person me precendetë penalë dhe për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar disa herë emrin dhe mbiemrin.

EMISIONET