Me pistoletë në brez, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ramazan Rrajës

Me pistoletë në brez, zbardhen detaje të reja nga arrestimi i

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ramazan Rrajës. Ora News mëson se ai është kapur tek Ura e Gjolës,ku  ka qenë në cep të rrugës vetëm në këmbë.

 Sipas burimeve, dyshohet se Rraja ka qenë duke pritur ndonjë person tjetër.

Në atë moment është ndërhyrë nga blutë për arrestimin e tij.

Me vete i është gjetur edhe një pistoletë.

Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut.

Burime per Ora News bëjnë me dije se Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet.

arrestim ramazan rraja

EMISIONET