Maunes i këputen rrotat e pasme, shikoni aksidentin në Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës së fshatit "Andon Poçi". Një maune është bërë shkak i aksidentit të  përplasjes me automjetin Mercedez-Benz.

Mësohet se maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë frontale të autoveturës në fjale.

Shkak ishte këputja e aksit te pasme te rrotave. Ka qene i menjëhershëm reagimi i shoferit të autoveturës duke dalë menjëherë nga rruga dhe përfunduar në kanal. Ndërkaq ka ngelur i plagosur rënde një pasagjer.

EMISIONET