Sulmi i hakerave iranianë, ekspertët e SHBA përfundojnë operacionin e parë për mbrojtjen dixhitale në Shqipëri

Sulmi i hakerave iranianë, ekspertët e SHBA përfundojnë

Ambasada amerikane në Tiranë, ka njoftuar përfundimin e misionit për ekipin e operatorëve kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF), të cilët përfunduan operacionin në vendin tonë.

Ambasada bën me dije se ekipi do të rikthehet me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse.

"Pas një sulmi kibernetik madhor ndaj Shqipërisë në 2022, një ekip operatorësh kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF) përfunduan së fundmi operacionin e tyre të parë të mbrojtjes kibernetike atje, duke u rikthyer me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse”, njoftoi dje ambasada në rrjetet sociale.

Në korrik 2022, aktorë kibernetikë iranianë nisën një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë. Sipas Agjencisë së SHBA për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturën CISA, të njëjtët aktorë iranianë përdorën taktika, teknika dhe procedura të ngjashme në një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë në shtator 2022.

Pas sulmeve kibernetike, SHBA dënoi me forcë sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit të saj në NATO dhe ripohoi mbështetjen për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike.

Sulmi i hakerave iranianë, ekspertët e SHBA përfundojnë

Gjatë qëndrimit tremujor, operatorët kibernetikë të CNMF punuan ngushtë me partnerët kibernetikë shqiptarë, duke kërkuar për aktivitete keqdashëse kibernetike dhe duke identifikuar dobësitë në rrjetet e zgjedhura nga Shqipëria.

Operatorët kibernetikë të SHBA-së ndanë me qeverinë e Shqipërisë gjetje teknike nga gjuetia e tyre në rrjet, duke i mundësuar partnerit të ndërmarrë hapa drejt forcimit të mbrojtjes së rrjetit të tij.

Këto njohuri kanë qenë të paçmueshme në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara nga agresioni i jashtëm dhe sjellja keqdashëse kibernetike në hapësirën kibernetike.

Operacionet Hunt Forëard kryhen në bashkëpunim me kombin partner dhe me operatorë kibernetikë elitë ushtarakë dhe federalë civilë nga CYBERCOM.

ekspertët hakera shba ekspertët mbrojtja dixhitale

EMISIONET