Digjet bashkia e Bordosë, protesta të dhunshme në Francë kundër pensioneve, dhjetëra policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
Protesta të ashpra në Francë. Raportohet se protestuesit francezë i kanë vënë zjarrin Bashkisë së Bordosë, ndërkohë që qytetarët kundërshtojnë vendimin e Macron për të rritur moshën e pensionit, duke e çuar në 64.
Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, 119,000 në Paris, sipas shifrave nga ministria e Brendshme.
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet, të paktën 123 policë janë plagosur dhe 80 protestues janë arrestuar.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin nëpërmjet një postimi në Twitter.
A cette heure, on dénombre 123 policiers et gendarmes blessés et plus de 80 individus interpellés. https://t.co/DNS06dLqUx
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) March 23, 2023
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin "Bonne Nouvelle" në Paris dhe më pas është zhvendosur në "Place de l’Opera".
Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me dy vjet. Ndërkohë, sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.
Ai planifikoi të ishte në qytetin jugperëndimor të Bordo, godinë të cilës mbrëmë iu vu zjarri. Mediat e huaja raportojnë se nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua nga zjarrfikësit.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin u përpoq të shuante çdo shqetësim përpara udhëtimit të Mbretit, duke thënë të mbrëmë se siguria “nuk përbën asnjë problem” dhe monarku do të “mirëpritet dhe mirëpritet mirë”.
Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.