Sekuestrohet Autobusi. Prokuroria: Urbani i unazës të mos preket deri në fund të ekspertizës

Autobusi i linjës së unazës në Tiranë i cili u përfshi në aksident mbremjen e 29 prillit duke plagosur 5 persona është hequr nga lumi i Lanës. Mjeti është sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Tiranës e cila ka urdhëruar kryerjen e një eksperimenti autoteknik me qëllim zbulimin e shkakut të aksidentit. Lëvizja e mjetit është kryer gjatë natës me një vinç të posaçëm.

Pas aksidentit të 29 prillit ku u plagosën pesë persona, mes të cilëve tre që ndodheshin në autobus dhe dy në një automjet, urbani u la mbi urën e Lanës. Bashkia e prezantoi këtë nismë si një instalacion sensibilizimi për aksidentet rrugore.

Por duket se ky vendim mund të pengonte hetimet, ndaj drejtuesit e prokurorisë së Tiranës kanë urdhëruar lëvizjen e mjetit.

Drejtuesi i prokurorisë së Tiranës ka urdhëruar që deri në përfundim të ekspertizës, mjeti të mos preket dhe me të, të mos kryhet asnjë veprim.

Sipas kërkesës së prokurorisë, urbani do ti nënshtrohen një kontrolli nga ana e eksperteve të policisë rrugorë te cilët do të verifikojnë nësë mjeti i transportit publik ka qënë me defekt. Dyshimet për probleme teknike u ngritën pas dëshmisë së shoferit të urbanit Muhamet Kycyku i cili u tha hetuesve se për një moment humbi kontrollim mbi urbanin duke devijuar më pas për në Lane pasi mjeti mori superxhiro.

Për shkak të plagosjes së pesë personave prokuroria vendosi ndjekjen penale të shoferit ndërsa grupi i hetimit është në pritje të kontrollit të urbanit për të plotësuar dhe dosjen hetimore.

Mjeti i linjës Go green po lëvizte në zonën e pallateve Agimi, nga ura e Drejtorisë së Policisë për në buelvardin Dëshmorët e Kombit kur u aksidentua mbrëmjen e 29 prillit. Pas humbjes së kontrollit urbani goditi një mjet privat ku ndodheshin dy persona të cilët morën lëndime pa rrezik për jetën.

EMISIONET