"Hije dyshimi për sulmin kibernetik", Progni: Ka një certefikatë që zbulon të vërtetën

Në kundërpërgjigje të sulmit kibernetik të iranianëve, SHBA deklaruan se do të ndihmojnë shtetin shqiptar me një paketë prej 50 milionë dollarësh.

Ambasadorja Yuri Kim, tha në konferencën për sigurinë kibernetike se ndihma nuk është kufizuar vetëm në programe e pajisje, por edhe në trajnime. Ambasadorja e BE-së Hofman tha se programet e BE për këtë sektor kanë një buxhet prej rreth 100 milionë euro.

Gent Progni, ekspert IT-së në një i ntervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth këtij takimi.

Progni hodhi dyshime mbi vërtetësinë që sulmi është bërë nga Irani dhe këtë ai e lidh me një certefikatë të publikuar nga hackerat.

Çfarë ju tërhoqi më shumë vëmendjen në deklaratat që u bënë aty?

Gent Progni: Nuk e ndoqa pasi nuk kam fare interes. Ne ishim të ftuar pastaj si duket morën urdhëra dhe na e anuluan ftesën.

Ajo që ra në sy ishte pohimi pamëdyshje i ministrave të pranishëm se sulmi kibernetik shkaktoi dëme, por askush nuk tha konkretisht se çfarë u dëmtua, por u propagandua se nuk ia arritën qëllimit, si duhet t’i kuptojmë këto deklarata?

Gent Progni: Kjo është tallje inteligjence që akoma vazhdojnë e bëjën të gjitha institucionet. Nëse është bërë nga Irani kemi vazhduar të dyshojmë, sepse ditët e fundit në telegramin e hackerave është postuar një certefikat pa logon e grupit të hackerave, që ishte e gjeneruar me të gjitha të dhënat e sakta që mbante datën 29 janar. Dhe nuk ka një përgjigje nëse hackerat janë ende online, janë ende në sistem apo është vetë AKSHI që e menaxhon atë sistem. Askush nuk po je përgjigje për këtë. Nëse ne duam të zbulojmë realisht se çfarë ka ndodhur mjafton kjo certefikatë për ta zbuluar. Fakti që nuk po zbulohet hedh hije dyshimi nëse ky sulm ka qenë vërtet i Iranit apo ka qenë i institucionit për të fshehur të gjitha vjedhjet e institucionit. Nëse nuk i shkohet në fund hetimit të kësaj certefikate do të thotë se po bashëpunohet për të fshehur gjithçka. Do të thotë se diçka më e madhe ka ndodhur. Dhe gjithçka që është thënë deri më tani është një sajesë.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET