“Hapësira ime publike”, mbi 22 mijë raportime nga qytetarët

“Hapësira ime publike”, mbi 22 mijë raportime nga

Në aplikacionin digjital për denoncimin e zënies së hapësirave publike, qytetarët kanë raportuar mbi 22 mijë raste.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) informon se aplikacioni “Hapësira ime publike” vijon të jetë një urë e drejtpërdrejtë komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve.

Sipas MIA-s, në këtë aplikacion digjital janë raportuar 22,729 raste, ndërsa 17,548 raste janë zgjidhura.

MIA informon se 5,181 raste janë në shqyrtim, ndërsa çdo raportim kontribuon në përmirësimin e hapësirave publike dhe cilësisë së jetës në komunitet.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, institucionet përkatëse do të verifikojnë çdo raportim individualisht, me qëllim lirimin e çdo hapësire publike të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Përmes portalit “Hapësira ime publike” qytetarët kanë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike.

Ky aplikacion vjen si pjesë e një nisme më të gjerë të qeverisë për mbrojtjen e interesit publik dhe rritjen e transparencës e pjesëmarrjes qytetare në administrimin e hapësirës urbane.

EMISIONET