Gjykata regjistron statutin e Berishës, Alibeaj: Vendim në nivelin e skandalit, do ta ankimojmë

Gjykata regjistron statutin e Berishës, Alibeaj: Vendim në nivelin e

Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot, 25 mars statutin e Berishës të dalë nga kuvendi i 11 Dhjetorit.

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd  Alibeaj në një deklaratë për mediet e ka cilësuar si një vendim në nivelet e skandalit. Deputeti demokrat, i cili mori drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Bashës më 221 mars tha se do të ankimojnë vendimin e sotëm të Gjykatës.

Alibeaj: Në njohuritë e mia juridike dhe në njohuritë e kujtdo që njeh si zhvillohen gjyqet për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari i vet, Agron Zhukri ka deklaruar njohjet e veta, anësinë e vet në këtë proces gjyqësor. Gjyqtari në tejkalim të ligjit ka marrë në shqyrtim çështjen. PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 dhjetor. Çështja është në Apel bashkë me gjithë dosjen, bashkë me gjithë provat. Kalojmë te çështja ligjore. Vendimi i sotëm i cili nuk është i zbardhur, askush nuk e di është një vendim ndaj ët cilit ne do të shtrojmë ankim. Kushtetuta shqiptare parashikon që ndaj një vendimi pasi ai zbardhet, madje edhe kur nuk zbardhet brenda afatit 15 ditor ke të drejtë të paraqesësh një ankim. Këtë do bëjmë ne.

Alibeaj u shpreh se vendimi merr formën e prerë, është i ekzekutueshëm kur shqyrtohet në instancë finale nga Gjykata e Apelit.

EMISIONET