Gjykata e Lartë: Kërkesa e Zani Çaushit për ulje të dënimit të shqyrtohet në Korçë

Gjykata e Lartë ka vendosur që Gjykata e Korccës është kopetente për të shqyrtuar kërkesën e Myrtezan (Zani) Çaushit për ulje të dënimit.

Çaushi i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë, për zgjidhjen e kopetencës mes gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.

Pas vendimi të Gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shtyrtojnë kërkesën e Çaushit, ndërsa ky i fundit ndodhet në burgun e Drenovës.

Myrteza Çaushi, ish kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, i njohur edhe si Zani Çaushi rikthehet në Gjykatën e Korçës me nje tentativë për të fituar lirinë me kusht.

Përmes avokatit, Çaushi ka depozituar më datë 29 Shtator 2020 në Gjykatë një kërkesë ku kërkon përllogaritjen e saktë të viteve të burgut që ka bërë.

Ai kërkon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.

Çaushi pretendon se ka kryer në total 31 vite burg, dhe jo 25 siç i llogariten.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 për në sërë krimesh dhe pretendon lirinë me kushte pasi ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit sic parashikon ligji i kohës.

Sipas avokatit ai ka bërë 31 vite burg, ndërsa pas lirimit pretendon se do të punësohet për të mundësuar rritjen e dy fëmijëve të tij, të cilët kanë lindur gjatë qëndrimit të tij në burg.

Gjykata e Lartë: Kërkesa e Zani Çaushit për ulje të
Myrtezan (Zani) Çaushi

zani caushi

EMISIONET