Mbrojti në ‘21-n Saimo Xheliun, hasmin e Laertit. Zbulohet shkaku pse Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit

“Ora News” ka zbuluar arsyen se pse avokati Adritik Doga alias Guri do vritej në qytetin e Lushnjës në muajin Tetor 2021.

Në materialin e siguruar thuhet se motiv i këtij atentati ishte pikërisht 31-vjeçari, Saimo Xheliu, një personash i botës së krimit në Lushnjë, të cilin Laert Haxhiu e kërkon me çdo kusht për ta vrarë.

Saimo Xheliu, është shok i ngushtë i Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, që së bashku përbëjnë fraksionin kundërshtar të Haxhiut dhe Julit të Pashakos në qytetin e Lushnjës.

Laert Haxhiu, në dy raste, 25 shtator 2016 dhe në Tetor 2017, së bashku me persona të tjerë, ka derdhur breshëri plumbash automatiku, por pa mundur të vrasë Xhulio Shkurtin dhe Saimo Xheliun.

Sipas dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Saimo Xheliu, kishte kanosur me jetë Met Çelën, pasi besonte se ai ishte futur tek Saimo nga kundërshtarët e tij.

Si pasojë e kësaj situate Met Çela, besohet se ka bërë kallëzim penal dhe për pasojë konflikti është kthyer në çështje penale në prokurorinë e Lushnjës.

Mbrojtësi ligjor i Seimo Xheliut, sipas bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, ka qënë avokati Adriatik Doga. Ky i fundit ka bërë mbrojtjen ligjore. Por prezenca e tij në krah të Seimo Xheliut, nuk është pritur mirë nga ana e Laert Haxhiut.

Haxhiu, ka kërkuar që Adriatik Doga, të vritet vetëm për faktin se ishte impenjuar për të mbrojtur ligjërisht Saimo Xheliun, një nga kundërshtarët e tij, që ai ka dashur ta vrasë dy herë, por pa mundur të realizojë qëllimin.

I penduari Tafani, ka treguar se Doga në muajin Tetor 2021 ka shpëtuar nga vrasja për fije.

Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht dhe Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte Lulzim Arapi dhe vetë Artan Tafani.

Vrasja e avokatit ka dështuar pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, avokati Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij.

Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, një ish-i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes.

Mbrojti në ‘21-n Saimo Xheliun, hasmin e Laertit. Zbulohet shkaku pse
Avokati Adriatik Doga, Saimo Xheliu në moshë të vogël dhe Laert Haxhiu.

elton qyno laert haxhiu saimo xheliu adritik doga

EMISIONET