Gjokutaj: Bashkia e Tiranës tentoi ti mbyllë gojën Rtv Orës sepse denoncoi aferat e Veliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2023, 19:35
Avokati Genci Gjokutaj i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai e cilësoi Bashkinë Tiranë me një profil kriminal.
Gjokutaj: Bashkia Tiranë ka një profil kriminal. Psh Bashkia e Tiranës ka problem me mediat të cilat tentojnë të lançojnë aferat e tyre siç është edhe televizioni juaj. Ju e dini shumë mirë se si është vepruar dhe i gjithë ky skenar kundra RTV ORA është realizuar nëpërmjet gjykatës. Pra gjykata në mungesë të të gjitha provave dhe pa asnjë argument ka shkaktuar atë pasojë aq të madhe.


