Kërcënoi rivalin për tenderin/ Gjokutaj: Bashkia Tiranë me profil kriminal

Avokati Genci Gjokutaj i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për ngjarjen e së hënës, ku tre persona ranë në pranga dhe një tjetër është në kërkim pasi kërcënuan fituesin e një tenderi në Bashkinë e Tiranës, ku qëllim ishte që një prokurim me fond 850 mijë euro ta realizonte kompania Alcani.

Gjokutaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka një përgjegjësi shumë të madhe, ndërsa ngjarjen e cilësoi shumë të rëndë dhe kriminale,  duke shtuar se "të gjithë e dimë se bashkia e Tiranës ka një profil kriminal".

erion veliaj epiqender

EMISIONET