Soko për tenderat abuzivë: Diferencën e parave të tenderave e ndajnë me njëri-tjetrin, Shqipërinë po e vjedhin

Eksperti i Ekonomisë nga nisma Thurje, Pano Soko, i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për dhënien e tenderave vetëm tek disa kompani, ndërsa u shpreh se Shqipërinë po e vjedhin duke dhënë tendera abuzive e ndaj vendi është në gjendjen në të cilën jemi.

Soko: Në Shqipëri në nivel lokal dhe qëndror ky është sporti më popullor. Kemi tendera dhe abuzime me tendera nga pikëpamja politike edhe koncesionet këtë kanë bazë, shitjen e një gjëje që kushton lirë me çmime sa më të shtrenjta me qëllim që diferencën e parave ta ndajnë me njëri-tjetrin dhe kjo është arsyeja se përse Shiqpëria është këtu ku është sot, korrupsioni.

Të gjithë këto para që futen tek xhepi i njërit apo tjetrit dalin nga ato fonde që duhet të shkojnë për paga, që duhet të shkojnë për pensione, në bashki duhet të shkojnë për parqe, duhet të shkojnë për subvencionim të autobusit për pensionistët, duhet të shkojnë për subvencionim të shkollave për fëmijët e vegjël. Nuk i kemi të gjitha këto sepse paratë na i marrin këto nëpërmjet këtyre metodave.

S'kemi para pastaj për shkolla, s'kemi sepse i kemi dhënë tek këto tenderat, s'kemi para ne për pensionistët, nuk kemi sepse i kemi dhënë tek këto tenderat, as për shërbimin e transportit nuk kemi sepse i kemi dhënë tek këta tenderat. Pra kjo është arsyeja se përse Shqipëria është kaq e varfër, por Shqipëria në thelb nuk është e varfër është e vjedhur, na e kanë vjedhur Shqipërinë.

erion veliaj epiqender

EMISIONET