GJKKO mobilon nga e para 8 salla gjykimi me dru lisi, tapeta e tavane estetikë. 808 mln lekë për zëvendësim të mobiljeve, skanerave e instalim të sistemit BMS

GJKKO mobilon nga e para 8 salla gjykimi me dru lisi, tapeta e tavane

Një transformim rrënjësor pritet të ndodhë në ambjentet e brendshme të Gjykatës së Posaçme GJKKO, e cila gjatë muajit Gusht 2025, (që përkon me pushimet vjetore të sistemit të Drejtësisë), do i nënshtrohet një rikonstruksioni total.

Përmes një shumë financiare prej gati 900 mijë euro, GJKKO-ja, do zëvendësojë në muajin Gusht e në vijim, të gjithë mobilimin e 8 sallave të gjykimit, aty ku prej 25 vite janë zhvilluar proceset më të bujshme penale në historinë e Drejtësisë Shqiptare.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se mobilimi i sallave, teknika logjistike e deri tek siguria e brendshme e Godinës së Gjykatës së Posaçme, është trashëguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila u ndërtua me fondet e Bashkimit Europian dhe Buxhetit të qeverisë së kohës, që drejtohej nga Sali Berisha.

Por tashmë ky mobilim do të hiqet dhe në vend të tij, muret me suvatime do zëvendësohet me veshje dru lisi, tavolina dru lisi, dyshimeja me pallaka do jetë me tapetë estetikë, e tavolinat e palëve në proces, përfshirë dhe gjykatën, do jetë me dru lisi.

Njëkohësisht do hiqen kafazët me hekura ku qëndrojnë personat e arrestuar dhe në vend të tyre, do vendosen xhama të blinduar. Por transformim do pësojnë edhe dhomat e këshillimit të gjyqtarëve.

Mobilimit modern, do i nënshtrohen dhe tavanet e 8 sallave që janë projektuar nga arkitektja e kompanisë “Zenit&Co”, Raimonda Mydinllari. Tavanët do përfshijnë njëherësh dhe ndiçimin e komanduar dhe estetik.

Për këtë transformin rrënjësor të tribunalit të posaçëm, gjykata ka hapur 4 procedura tenderuese me një vlerë totale prej 808 milion lekë të reja.

Procedura e parë lidhët me rikonstruksionin e 4 sallave të gjykimit, si: Salla me Nr.23, Salla me Nr.12, Salla me Nr. 13 dhe Salla me Nr. 06.

Për katër këto salla, Gjykata e Posaçme ka vënë në dispozicion të subjekteve private një shumë financiare prej 439 milion lekë të vjetra ose 449 mijë euro, më qëllim rikonstruksionin dhe mobilimin e tyre.

Ndërsa procedura e dytë lidhet me rikonstruksionin e 4 sallave të tjera më të vogla në sipërfaqe, që janë Salla me Nr.8, Salla me Nr.18, Salla me Nr.19 dhe Salla me Nr.10.

Për katër këto salla Gjykata e Posaçme ka vënë në dispozicion një shumë financiare prej 160 milion lekë.
Mësohet se të dy tenderat janë hapur në 2 dhe 3 Korrik 2025, ndërsa afati përfundimtar për mbylljen e procedurës dhe hapjen e ofertave të kompanive private është parashikuar në datat 17 dhe 23 korrik 2025.

Pritet që pas këtyre datave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave që është ngritur në Gjykatën e Posaçme, të shpallë dhe ofertën fituese, duke i dhënë të drejtën kompanisë private për fillimin e punimeve 1 mujore në 8 sallat e gjykimit në GJKKO.

Nëse kjo procedurë nuk dështon për shkak të subjketeve pjesëmarëse apo për shkaqe të tjera, në mesin e muajit shtator 2025 të 8 sallat e gjykimit do të kenë transformuar një ndryshim radikal me atë që ekziston aktualisht.

Ndërkohë në vijushmëri të kësaj situate Gjykata e Posaçme hapi në 1 Korrik 2025 dhe një tender të tretë me vlerë 80 milion lekë të vjetra, për vendosjen e një sistemi kompjuterik që menaxhon në mënyrë aotomatike të ndërtesës.
Ky tender pritet të mbyllet në 11 Korrik dhe pas kësaj date shpallet dhe fituesi.

Ndërtim i sistemit Building Management System (BMS) në godinën e gjykatës së Posaçme, është i bazuar në kompjuter që monitoron dhe kontrollon pajisjet mekanike dhe elektrike të një ndërtese, si sistemet HVAC, ndriçimit dhe sigurisë.

Ai synon të optimizojë operacionet e ndërtesës, të përmirësojë efikasitetin e energjisë dhe të rrisë rehatinë dhe sigurinë e banorëve.

Ndërkohë në procedurën e katër tenderuse që mbyllet me financimin e 128 milion lekëve të vjetra për blerjen e skanereva dhe urrave metal-dedektorës, ka dalë fituese kompania “AlbScan”, që aktualisht menaxhohet dhe kontrollohet nga Elton dhe Elision Jorgjis.

Kjo kompani ka dhënë ofertën fituese 120 milion lekë të vjetra e cila rezultoi të ishte e vetme si pjesëmarëse në këtë tender.
Ndërkohë e njëjta kompani “AlbaScan”, në muajin nëntor 2024 fitoi tenderin prej 649 milion lekë të vjetra në SPAK, për të krijuar “umbrellën” mbrojtëse të godinës së prokurorisë së posaçme.

EMISIONET