FUNDJAVA MBYLLET ME DIELL/ Moti këtë të diel pritet të ketë 'surpriza' në këto zona

FUNDJAVA MBYLLET ME DIELL/ Moti këtë të diel pritet të

Vendi do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, gjatë ditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare në zonat malore të lindjes, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet me qiell të pastër.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, herë pas here, era mund të arrijë deri në 17 metra në sekondë.

Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.

EMISIONET