Fshati me plazh por pa rrugë, biznesmenë e banorë në Borsh ankohen për infrastrukturën
Mungesa e infrastrukturës rrugore po dëmton Fshatin Turistik të Borshit. Përfaqësues të biznesit dhe banorë të zonës thonë se rruga që të çon në fshat është prej 30 vitesh pa asnjë investim, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhyrje.
Fshati turistik i Borshit është një ndër zonat më të veçanta për të bërë plazh në jug.
Qindra turistë, vendas dhe të huaj e vizitojnë atë çdo vit.
Por, në prag të këtij sezoni, duket se problematike mbetet infrastruktura.
Kjo është rruga që të çon në fshat.
Bizneset e zonës tregojnë se asnjë investim nuk është kryer.
"Kam bërë tre kërkesa me shkrim bashkisë, prefektit të Vlorës, dhe komisionerit për të drejtat e njeriut në Tiranë dhe as përgjigje nuk kam marrë. Rruga është copë-copë.I kemi bërë vetë të gjitha me paratë tna."
"Vetëm nga mungesa e infrastrukturës ne humbasim 30-40% të punës."
Operatorët turistikë shprehen se Borshi po lihet me qëllim në këto kushte për të detyruar bizneset të largohen prej andej.
"Oligarkë po ndërtojnë këtu në Borsh, ndoshta do ta bëjnë për ata që të na përfshijë dhe ne".
Nga rruga nacionale Vlorë-Sarandë deri në hotelin e fundit në zonën e shkallëve në Borsh, rruga është e gjatë 7 kilometra.