FOTOT e viktimës/ Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër jashtë makinës së tij, policia rrethon zonën. Dyshimet e para

FOTOT e viktimës/ Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza.

Raportohet se viktima ishte 33-vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së tij.

33 vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, ndersa ate e kanë gjetur familjarët dhe kanë njoftuar Policinë.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTOT e viktimës/ Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër
Ne foto: Viktima, Valter Fierza

EMISIONET