Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Kodheli: Nuk është e thjeshtë të menaxhosh një mbledhje të tillë

Mimi Kodheli - Deputetja e partisë Socialiste në një intervistë në emisionin “Drejt” për gazetarin Luan Rama në “Ora News”, foli për drejtimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 

"Shqipëria mori për herë të dytë drejtimin e Këshillit të Sigurimit. Nuk është e thjeshtë të menaxhosh një mbledhje të tillë. Për shkak të detyrave që kam, ka disa përfaqësues të disa vende që nuk kuptohen nëse janë pozitë apo opozitë.

Flitet për reputacionin e Shqipërisë, duhet të jemi bashkë. Ambasadori rus ishte në një situatë vështirë. Guximi me të cilën dhe mënyra elegante që i përgjigjej Rama e bëjnë atë moment të hyjë në histori", tha ndër të tjera Kodheli.

 

EMISIONET