FOTO-LAJMI/ Hidhet në erë garazhi i Kozakut në Tiranë

FOTO-LAJMI/ Hidhet në erë garazhi i Kozakut në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një godinë, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për vendosjen e lëndës plasëse në objektin që ishte marrë me qira nga nga Kozak Braçi personazhi i Tik-Tokut.

FOTO-LAJMI/ Hidhet në erë garazhi i Kozakut në Tiranë

Më herët personit në fjalë i kanë djegur edhe një automjet. Po ashtu mësohet se ambientin e hedhur në erë këtë të martë Kozaku e kishte marrë me qira ku priste të bënte një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por po hetohet mbi konfliktet e mundshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorit.

“Më datë 05.11.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

VIDEO - Momenti kur shkrumbohet nga zjarri "GLE"-ja E KOZAKUT

EMISIONET