FOTO/ Dy vajza të mitura dh*nojnë bashkëmoshataren e tyre

Një video tepër shqetësuese është bërë virale në media, ku shfaqet një episod i rëndë dhune mes disa vajzave adoleshente.
Në pamjet duket se dy vajza janë duke ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatareje, ndërsa një vajzë e katërt filmon të gjithë ngjarjen me telefon.
Videoja, e cila është regjistruar brenda ambienteve të një banese në qytetin e Fierit, tregon vajzën e mitur teksa goditet vazhdimisht me shuplaka dhe grushte. Dhuna përshkallëzohet edhe më tej, pasi viktima tërhiqet zvarrë prej flokësh, ndërsa në një moment dy vajzat e kapin njëkohësisht nga flokët dhe e tërheqin në drejtime të kundërta.
Pamjet janë tronditëse dhe dëshmojnë një nivel të lartë agresiviteti, ndërsa personi që filmon nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën, por vazhdon ta regjistrojë të gjithë skenën.
Deri në këtë moment nuk dihen rrethanat që çuan në këtë episod dhune.
Pamje të tilla janë alarmante dhe tregojnë se fenomeni i dhunës mes të miturve vazhdon të mbetet një problem serioz, që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe bashkëpunim me familjet e shkollat për të parandaluar ngjarje të ngjashme./JOQ


