Tr*gjeditë në kanione dhe male/ Alla apel turistëve: Mos merrni risqe pa udhërrëfyes, gabimet janë fatale

Aventurat në natyrën e egër po kthehen gjithnjë e më shpesh në tragjedi për shkak të neglizhencës dhe mungesës së profesionalizmit gjatë eksplorimit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora news, udhërrëfyesi Beri Alla theksoi se ndërmarrja e aventurave në zona të panjohura, pa praninë e një udhërrëfyesi profesional apo një banori lokal, është një ftesë e hapur për rrezikun.

Një shembull i qartë i këtij rreziku është Kanioni i Gipesë, ku së fundmi u regjistrua një incident i rëndë. Ky terren paraqet vështirësi të mëdha teknike; kalimi i tij kërkon përdorimin e litarëve dhe karakterizohet nga thyerje të thella e të rrezikshme gjeografike. Edhe për vetë guidat profesioniste, kjo zonë mbart një nivel të lartë rrezikshmërie që nuk duhet nënvlerësuar kurrë.

"Pikë së pari, e kam theksuar gjithmonë këtë gjë, është pjesa që asnjëherë nuk duhet të marrë risku pa udhërrëfyes, qoftë një banor të zonës ose guidë. Sidomos në aktivitete ose aventurë edhe në zona që nuk njihen mirë. Të paktën pjesa e kanionit Gjipe që pati incidentin herën e fundit, edhe ne që jemi guida normalisht ka pjesën e litarëve, ka rrezikshmërinë e vet dhe është pjesë, ka thyerje një pjesë e madhe e kanionit.

Këto janë gabime fatale ndonjëherë, siç ka ndodh me qafën e Valbonës, rasti i fundit Gjipe, edhe kryesisht bëhen nga individë kryesisht që nuk janë të shoqëruar. Sepse po të kishe një guidë lokale ose një guidë aventure normalisht shmang rreziqet, sepse guida normalisht i di rreziqet, pjesët e vështirësisë edhe zonat ku ka risk, prezencë të riskut të madh", u shpreh Alla.

EMISIONET