FOTO/ Aksidenti tragjik në Tiranë, ja momenti kur bashkëshorti i të ndjerës shkon në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 11:55

Pak minuta pas aksidentit tragjik të ndodhur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me pasojë vdekje, në vendngjarje ka mbërritur edhe bashkëshorti i viktimës.
Kjo e fundit është grua, ndërsa identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.
Gruaja u përplas për vdekje nga autoboti i ujit të UKT-së, ndërsa lëvizte me motoçikletë elektrik.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa trupi i pajetë i gruas ka qëndruar për pak kohë në rrugë deri në mbërritjen e ambulancës.

