Çështja “McGonigal”, Nesho: Drejtësia amerikane po heton për pastrim parash, emri i Ramës 14 herë në dosje

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se Shqipëria do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare sa i takon çështjes së fundit “McGonigal”.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në një intervistë për ORa News me gazetarin Everest Dedaj tregoi se i sheh si të duhura protestat.

Nesho tha se "Ka ardhur momenti që ky regjim të përballet para opinionit publik shqiptar si i papranueshëm".

Sakq ai thotë se lidhja e Ramës me isha agjendtin e FBI-së është një rast i "papra ndonjëherë në historinë botërore".

Agim Nesho: Ka ardhur momenti që ky regjim të përballet para opinionit publik shqiptar si i papranueshëm. Emri i kryemnistrit shqiptar është në dosjen e përgatitur nga prokurorët e Uashingtonit rezulton plot 14 herë, një precendet i papra ndonjëherë në historinë botërore. Kjo është diçka e papranueshmë. Kjo aferë skandaloze korruptive, Rama përpiqet ti relativizojë çështjen. Gjykata amerikane po heton për pastrim parash, drejtësia amerikane po gjykon se sa larg po shkojnë këto marrëdhënie. Po tregon se çfarë asetesh ka dhënë në këmbim ky agjent dhe sa ka dëmtuar interesat e SHBA dhe sigurimit kombëtar. Shtypi i gjith botës po merren me këtë aferë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET