Agjenti që trazoi politikën shqiptare, Andoni: Problem paratë që marrin këto personazhe nga vendi jonë

Ben Andoni, analist në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se janë dy problematike sa i përket lidhjes së Ramës me ish agjentin e FBI, McGonigal.

 Sipas tij ato janë "ndikimi i madh i zyrtarëve të Amerikës në shtetin tonë" dhe "problem tjetër është problemi i transparencës".

Ben Andoni: Gjë që më ka bërë përshtypje është ndikimi i madh i zyrtarëve të Amerikës në shtetin tonë. Problem tjetër është problemi i transparencës, Rama në intervistën që dha për gazetarët disa javë më parë dhe atë që tha për rublat ruse si dhe për atë që tha që nuk e kam mik por do të takoj njerëz të FBI. Problemi i vetëm është problemi i transparencës, problemi i parave që dalin nga vendi jonë e shkojnë tek këto personazhe. Gjykata amerikane po merret me McDinigal. Deri tani ai akuzohet për probleme të brendshme, nu i ka pranuar lidhjet. Ne duhet të shqetësohemi për mungesën e transparencës, mënyrën sesi personat kanë përcjellë paratë.

"Takimet duhet të jënë më transparente përveç rasteve kur gjërat nuk bëhen të dukshme. Duhet të presin datën 27 pasi deri më tani është shprehur i pafajshëm për atë pjesë të aktakuzës dhe nuk është shprehur për personazhet A dhe B që ne i kemi identifikuar."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET