Erion Alibej "qep" gojën për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt: Do flas në një moment të dytë

Erion Alibej "qep" gojën për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Erion Alibej ka "qepur" gojën para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Otganizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020. Elibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teks ai pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.

"Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar" ka deklaruar ai.

Nuk dihet nëse rasti familjar që përmendi Ailibej, kishte të bënte me një operacion të fundit në Elbasan, ku u arrestuan të afërmit e tij, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.
Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjarë sapo i kishte ndodhur.

Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që ti jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që kontatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt.

Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë. Për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, mbahen në burg Euglen Halili Xhuljano Hoxha.

EMISIONET